Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social "Facebook" për bilancin 1-vjeçar të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në statusin e tij, Bardhi shkruan se procesi i rindërtimit është një nga dështimet më të mëdha të Kryeministrit, Edi Rama.
Teksa rendit disa nga premtimet e pambajtura të Ramës lidhur me këtë çështje, Bardhi shkruan se bilanci një vjeçar është shumë premtime dhe fare pak punë.
Statusi i plotë i Bardhit:
Procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Bilanci i tij një vjeçar është shumë premtime, fare pak punë.
Më konkretisht:
1. Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.
2. Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.
3. Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.
Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.