Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Procedura: Ja si lëshohet raketa bërthamore nga SHBA, me urdhër të Presidentit

Shkruar nga Newsbomb
Procedura: Ja si lëshohet raketa bërthamore nga SHBA, me urdhër

A është e vërtetë që presidenti amerikan ka në dorë një buton përmes të cilit mund të lëshojë një raketë bërthamore?

Në fakt procedura është paksa më e ndërlikuar. Presidenti amerikan fillimisht duhet ta diskutojë planin me një grup këshilltarësh ushtarakë dhe civilë. Në këtë grup bën pjesë drejtori i operacioneve në Pentagon dhe kreu i Komandës Strategjike amerikane.

Ky konsultim mund të ndodhë në “dhomën e situatave” në Shtëpinë e Bardhë apo përmes një linje telefonike të sigurtë. Disa nga këshilltarët mund të shprehen kundër, apo edhe të dorëhiqen në shenjë proteste, por në përfundim Pentagoni duhet të bëjë çfarë vendos Presidenti.

Pentagoni duhet të verifikojë përmes disa procedurave sekrete nëse është vërtetë Presidenti i SHBA ai që ka dhënë urdhrin. Më pas kodi i enkriptuar i lëshimit të raketave i transmetohet qendrave të lëshimit. E gjitha kjo ndodh brenda 2-3 minutash.

Bunkeret nëntokësore dhe nëndetëset përgatisin lëshimin e raketave, por para se ta bëjnë këtë, krahasojnë kodin 150 shifror që iu është dërguar nga Pentagoni, për t’u siguruar që është i njëjti. Brenda bunkerëve ka ekip prej pesë personash, secili ka nga një çelës personal. Do të mjaftonin dy çelësa për të aktivizuar lëshimin.

Është raportuar se secili nga stafi i lëshimit të raketave është i pajisur me një pistoletë. Nëse vëren se partneri heziton në lëshimin e raketës, ai ka të drejtë ta qëllojë.

Deri në këtë moment kanë kaluar 5 minuta që kur Presidenti ka dhënë urdhrin. Një nëndetëseje i duhen rreth 15 minuta për të kryer lëshimin e plotë. Pasi të lëshohet raketa bërthamore, apo ICBM (raketa ballistike ndërkontinentale), nuk ka më kthim pas...

Sondazh

Poll