Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Procedohen penalisht dhe gjobiten me 10 milionë lekë pronarët e lokaleve në Fier, nuk zbatuan masat për COVID (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy pronarë të lokaleve në Fier janë proceduar penalisht për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Bëhet me dije se është proceduar penalisht pronari i njërit prej lokaleve, shtetasi Z. T., i cili ka përsëritur shkeljen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar para disa ditësh është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë.

Ndërsa, pronari tjetër shtetasin E. K., iu vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle të shtuara nga Policia e Fierit në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohet penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, si dhe gjobitet me masë 1.000.000 lekë pronari i një lokali tjetër.

Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, si dhe në zbatim të urdhrit Nr. 351 të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, datë 29.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë mesnatës, kanë konstatuar 2 lokale nate të hapura dhe me klientë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht pronari i njërit prej lokaleve, shtetasi Z. T., i cili ka përsëritur shkeljen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar para disa ditësh është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë.

Ndërsa për pronarin e lokalit tjetër, shtetasin E. K., u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img