Ka nisur procedim penal për 4 gardianë në burgun e Fierit.
Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë njoftoi se ka nisur procedim për punonjësit e burgut për shkak se më datë 23 shkurt është vërtetuar se dhunuan të dënuarin me inicialet K. G.
Sipas njoftimit nga Drejtoria e Burgjeve 3 punonjësit janë shoqëruar nga Grupi i Sigurisë së Institucionit në ambjentet e veçanta të izolimit, pasi kishin kryer shkelje të rregullores.
Gjatë shoqërimit të të dënuarve, punonjësit e policisë së lartpërmendur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit K.G. Pas hetimeve të kryera nga SHKBB rezultoi se punonjësit e policisë së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier R.L., A.H., Sh.S. dhe B.S. kanë konsumuar elementë të veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, e parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal. Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.