Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Procedimi penal i protestuesve te sheshi ‘Skënderbej’, reagon PD: Kryeministri autoritarist po cënon të drejtat themelore të Kushtetutës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

afea517078b2a6bfc00a4c181b2c3182

Pas procedimit penal të 7 protestuesve të ditës së djeshme te sheshi “Skënderbej”, ku 3 organizatorët, Sazan Guri, Klajdi Bello dhe Zaçe Islami u dënuan edhe me 5 milion lekë gjobë secili, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

PD thotë se dënon me ashpërsi përndjekjen e qytetarëve që kërkojnë rikthimin e të drejtave kushtetuese.

Sipas PD, kryeministri autoritar po cënon të drejtat themelore të Kushtetutës së Shqipërisë, duke e larguar edhe më shumë Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Partia Demokratike dënon me ashpërsi përndjekjen e qytetarëve që kërkojnë kthimin e të drejtave kushtetuese, të kufizuara padrejtësisht kaq gjatë nga qeveria. Ngritja e zërit nga disa aktivistë, që nuk pajtohen me vendimet antikushtetuese të parlamentit ilegjitim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, është garanci për themelin e çdo shoqërie demokratike.

Urdhrat e Edi Ramës për të përndjekur kundërshtarët e vendimeve të tij antikushtetuese e shndërrojnë Shqipërinë nga një vend kandidat për Bashkimin Europian në një vend që drejtohet prej një regjimi dhe kryeministër autoritarist.

Sot, qytetarëve po u cenohen të drejtat me lehtësi nga regjimi i Edi Ramës, sepse kryeministri anti-shtet po pengon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, me qëllim kontrollin politik të saj.

Partia Demokratike është në krah të çdo qytetari që ngre zërin për liritë dhe të drejtat, që ngre zërin për shëndetin dhe punën e tij. Asnjë vendim antikushtetues nuk mund të bëjë që Edi Rama të marrë shqiptarët peng dhe të zëvendësojë demokracinë me regjimet autoritariste.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img