Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Procedimi ndaj vajzave të Rifat Lalos që vdiq te Infektivi, reagon ashpër Meta: E tmerrshme! Të humbasësh babanë dhe të mos lejohesh t’i japësh lamtumirën, këto skandale të hetohen deri në fund

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas procedimit penal që u bë nga Policia e Shtetit për dy vajzat e Rifat Lalos, të cilat akuzuan mjekët e Infektivit se e kishin lënë babanë e tyre të vdiste në të ftohtë duke mos i bërë asnjë shërbim.

Meta shkruan se është e tmerrshme që të humbasësh babanë dhe të mos lejohesh t’i japësh lamtumirën, ndërsa i bën thirrje prokurorisë që të hetojë deri në fund skandalet që ndodhin në sistemin shëndetësor dhe jo qytetarët.

Ai bën thirrje që familja Lalo të lihet e qetë të vajtojë humbjen e njeriut të dashur, ndërsa apelon që çdo institucion shtetëror të ushtrojë funksionet pa cenuar dinjitetin dhe personalitetin njerëzor.

Reagimi i plotë:

Humbja e jetës së qytetarit të ndjerë Rifat Lalo në Spitalin Covid 1, i braktisur pa kujdesin e domosdoshëm shëndetësor sipas denoncimit të familjarëve, është një ngjarje thellësisht tronditëse.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të tij, ndaj me ta dhembjen e madhe për humben e jetës së të afërmit të tyre.

Të humbasësh babain dhe të mos lihesh i qetë t`i japësh lamtumirën, se të duhet të përballesh me presionin dhe marrjet në pyetje të Policisë së Shtetit, është një qasje edhe më e tmerrshme çnjerëzore, një formë e re e dhunimit të çdo lloj norme morale dhe të drejtash të njeriut, që nuk mund të tolerohen në një shtet demokratik.

Në vazhdën e ngjarjeve, që janë bërë publike mbi trajtimin e të infektuarve me COVID-19 në ambientet spitalore, edhe pretendimi më i vogël, duhet të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjshmëri, me objektivitet e paanshmëri nga organi i Prokurorisë, por jo nga Policia e Shtetit, që i bëj thirrje të mos keqpërdoret.

Organet ligjzbatuese, duhet të hetojnë pse spitalet nuk kanë pajisjet e nevojshme mjekësore, pse kontratat koncesionare të diagnostifikimit në shëndetësi nuk u shfrytëzuan për përballimin e pandemisë, si janë realizuar të gjitha tenderimet sekrete ose jo në shëndetësi dhe pse Ministria e Shëndetësisë e Qeveria nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese ECMO, për të ulur nivelin e vdekshmërisë të të sëmurëve, që intubohen.

Këto skandale e shumë të tjera duhen hetuar deri në fund, por jo qytetarët, të cilët vajtojnë të afërmit e tyre, që kanë ndërruar jetë.

Familja Lalo të lihet e qetë të vajtojë humbjen e njeriut të saj të dashur.

Ndërsa çdo institucion shtetëror të ushtrojë funksionet pa cenuar dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, si dhe të dëshmojë mbështetjeje e solidaritet me qytetarët, që po vuajnë në këtë kohë pandemie.

Çdo sjellje tjetër, që shkon deri në makabritet nuk do harrohet dhe nuk do të amnistohet, por do ndëshkohet rëndë në referendumin historik të 25 prillit 2021 dhe pas kësaj date.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img