Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Problemi me Sinovac u zgjidh, por Shqipërisë po i mbarojnë vaksinat e Sputnik dhe AstraZeneca-s

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme në Shqipëri mbërritën 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac pas disa ditësh mungesë, e cila do të përdoret për qytetarët që kanë për të marrë dozën e dytë të kësaj vaksine.

Drejtuesja e procesit të vaksinimit, Erida Nelaj, tha për “Abc” se ditën e sotme më shumë se 500 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës Sinovac në sheshin “Skënderbej”.

“60 mijë dozat e ardhura dje janë shpërndarë duke filluar që dje dhe mëngjesin e sotëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe nga andej në qendrat shëndetësore apo pikat e vaksinimit qendrore. Të gjithë ata që kanë marrë dozën e parë dhe kanë mbetur për dozën e dytë nuk duhet të shqetësohen sepse vaksina ka.

Aktualisht po përdoret vetëm për dozën e dytë në mënyrë që të mbulohen të gjithë me dy doza. Që nga dita e sotme në sheshin “Skënderbej ka pasur vaksina dhe deri nga ora 10:00 ishin bërë rreth 500 vaksinime”, tha ajo.

Por Shqipërisë i ka dalë një problem tjetër, pasi janë drejt përfundimit vaksinat e Sputnik dhe AstraZeneca-s dhe sasia e mbetur po përdoret për dozën e parë.

Përsa i përket Pfizer-it, Nelaj sqaroi se po përdoret vetëm për persona me sëmundje të rëndë, pasi ka përfunduar vaksinimi i bluzave të bardha.

“Me Pfizer ka vaksinime në pika të caktuara për persona me sëmundje specifike. Këta thirren nga mjekët e familjes dhe do të doja mirëkuptimin e qytetarëve që e dinë se do të thirren sepse janë njoftuar nga mjekët e familjes, që të presin ditën e njoftimin për të mos shkaktuar grumbullime”, tha Nelaj.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img