Hapësire reklamuese

Aktualitet

Problemet me sistemin TIMS, Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

Shkruar nga Newsbomb
Problemet me sistemin TIMS, Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e

Aeroporti Ndërkombetar i Tiranës ka njoftuar të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojne pa vonesa në aeroport.

TIA iu ka bërë thirrje të gjithë pasagjerëve që të paraqiten në aeroport dy orë e gjysmë para fluturimit.

“Aeroporti Nderkombetar i Tiranes njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojne pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim”, thuhet në njoftim.

Që prej mbrëmjes së djeshme, probleme nuk ka shfaqur vetëm sistemi TIMS në Pikat e Kalimit Kufitar të Shqipërisë, por i gjithë sistemi i Policisë së Shtetit Shqiptar i cili është jashtë funksionit.

Ndërkohë në Portin e Vlorës dhe atë të Durrësit është pezulluar puna, ndërsa qytetarët po presin në radhë të gjata për të udhëtuar drejt destinacioneve përkatëse. Rënia e sistemit ka shkaktuar probleme gjithashtu edhe tek agjencitë e udhëtimit.

Lexo edhe: Bllokimi i doganave, porteve dhe aeroportit, reagon Ministria e Brendshme: Sulmi nga Irani, sistemi TIMS do rikthehet në punë

Lexo edhe: Bllokohet puna në portin e Vlorës dhe të Durrësit, hakerat iranianë sulmuan sistemin TIMS

Lexo edhe: “Shqipëria po vuan përkrahjen e MEK”, mesazhi i hakerave iranianë që rrëzuan sistemin TIMS dhe Policinë e Shtetit

Lexo edhe: Irani sulmon sistemin TIMS të Policisë, Edi Rama: Po punojmë me aleatët, agresorët janë të njëjtët

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu