Hapësire reklamuese

Aktualitet

Problemet me pasurinë i djegin karrierën prokurorit të Elbasanit, Binas Nina

Shkruar nga Newsbomb
Problemet me pasurinë i djegin karrierën prokurorit të Elbasanit,

Prokurori i Elbasanit Binas Nina u shkarkua të sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas problemeve të gjetura me justifikimin e pasurisë.

Nina, i cili ka shtetësi shqiptare dhe bullgare dhe dokumente si rezident joshtetas në Shtetet e Bashkuara, u gjet nga KPK me bilanc negativ, ndërsa u ngritën pikëpyetje mbi përfitimin e dy dëmshpërblimeve në total prej 4.1 milion lekësh dhe një rifinancimi fiskal nga SHBA në shumën 10 mijë dollarë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që hetoi rastin kryesohej nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitjan dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt të mërkurën Nina këmbënguli se problemet e pasurisë ishin të shpjegueshme. Por vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler i përshkroi përfitimet e dëmshpërblimeve  si “mënyra shumë fatlume” për të fituar para.

Binas Nina e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 në prokurorinë e Librazhdit dhe në vitin 1998 është transferuar në Elbasan, ku e ushtron edhe aktualisht funksionin e prokurorit. /Birn

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu