Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Problemet me ankthin dhe pagjumësinë, arsyet pse duhet të keni patjetër në shtëpi lulen e jaseminit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nëse nuk keni kushte për ta kultivuar në shtëpi, merrni vajin esencial të kësaj bime. Përveçse ka një aromë shumë të dallueshme, jasemini është një bimë e domosdoshme për shkak të vetive kuruese.

Kjo bimë quhet edhe “mbretëresha e aromave”, pasi aroma e saj përmirëson humorin, largon depresionin, pagjumësinë dhe ndjenjat e ankthit, transmeton Telegrafi. Vepron si qetësues, qetëson sistemin nervor, relakson dhe ju përgatit për gjumë.

albsig

Është gjithashtu e shkëlqyeshëm për parandalimin e emocioneve negative si zemërimi, pasiguria, pesimizmi, ndjenjat e fajit, trishtimi dhe ndihmon kundër fobive. Kjo është arsyeja pse ajo mban edhe një emër tjetër, “bima e lumturisë”.

Ka disa lloje jasemini, por vetëm dy janë të përshtatshme për vajra esencialë për shkak të aromës së tyre specifike – këto janë Jasminum officinale dhe Jasminum grandiflorum.

Se aroma e jaseminit ka një efekt të dobishëm në psikikën e njeriut, dhe rrjedhimisht në trup, u vërtetua nga shkencëtarët gjermanë të udhëhequr nga profesori Hans Hatt nga Universiteti Heinrich Hein në Dusseldorf. “Era e kësaj bime ka një efekt te njeriu i ngjashëm me qetësuesin Valium, por pa efekte anësore negative”, tha profesori pas hulumtimit.

Jasemini është një bimë që rritet mirë si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë. Ajo pëlqen shumë dritë dhe lagështi, kështu që vendosi një dritare me pamje nga jugu. Ujiteni disa herë në javë, veçanërisht në verë.

Jasemini do të lulëzojë më mirë në shtëpi nëse temperatura është midis 20 dhe 26 gradë Celsius. Nëse nuk keni kushtet për ta mbajtur këtë bimë në shtëpi, blini vaj esencial dhe thithni aromën sa herë që ndjeni nevojën për të përmirësuar humorin tuaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img