Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Probleme të reja për familjen KUSI, IKMT-ja nis hetimet për vilën 3-katëshe, dyshime dhe për pastrim parash

spot_img

Lajme të ngjashëm

28e75a9db5742b8a7bbfcd9c754ff198

Një ditë pas vrasjes së punonjësit të kondicionerëve Indrit Çelaj, familjes së autorëve të vrasjes së 26-vjeçarit nga Mallakastra po i dalin probleme të tjera me ligjin.

Inspektoriati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit ka nisur verifikimet për ligjshmërinë e ndërtimit të vilës 3 katëshe të familjes Kusi, vend ku u vra dje nga Griseldo Kusi Indrit Çelaj. Zyrtarët e IKMT-së dyshojnë se pronari i saj Bujar Kusi (i arrestuar dje për moskallëzim të krimit) ka shkelur lejen e dhënë nga Bashkia e Tiranës. Për këtë rast, ka nisur procedimi kundër punonjësit të bashkisë së kryeqytetit që ka lejuar shtimin e punimeve të vilës së Bujar Kusit në shkelje me rregullat e ndërtimit.

Ndërkohë për familjen e Griseldo dhe Albano Kusit (të dy me precedentë penalë), personat që u konfliktuan dhe vranë Indrit Çelajn kanë nisur hetime për pastrim të parave.

Më shumë

spot_img