Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Probleme për Vuçiç, djali i tij fotografohet me anëtarë të mafias serbe

spot_img

Lajme të ngjashëm

604cc986b546acf2dafd610e4d18ab7b

Djali i Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç është parë në shoqërinë e huliganit serb Aleksandër Vidojeviç.

Kanë qenë mediat serbe ato që kanë raportuar për këto foto, duke shkruar se huligani Videjoviç akuzohet për krim të organizuar.

Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit – KIRK, ka publikuar një fotografi të Danilo Vuçiç, në shoqërimin e disa figurave kriminale në Serbi, duke shtuar kështu dyshimet që ekzistonin edhe më herët se djali i presidentit serb është i lidhur me njerëz botës së krimit.

Vidojeviç është i regjistruar në dosjet e policisë se Serbisë si anëtar i Klanit “Kavaqi”, një grup i mafias.

Por, disa media të tjera serbe, të afërta me Vuçiçin dhe partinë e tij, kanë raportuar se lajmet për djalin e presidentit janë thjesht një fushatë e ulët për ta diskredituar familjen e Vuçiçit para zgjedhjeve në Serbi.

Më shumë

spot_img