Papa Françesku u shtrua në Spitalin Gemelli të Romës ditën e sotme për analizat e planifikuara.
Lajmin e ka bërë me dije zyra për shtyp e Selisë së Shenjtë. Kreu i Kishës Katolike Romake është 86 vjeç dhe vuan nga gonalgjia kronike , e cila e ka detyruar të lëvizë me karrige me rrota muajt e fundit.
“Ati i Shenjtë ndodhet në Gemelli nga sot pasdite për disa kontrolle të paracaktuara”, shkroi zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.
Papa, i cili këtë muaj shënoi 10 vjet si kreu i Kishës Katolike, ishte shfaqur me humor të lartë në audiencën e tij javore në Vatikan, duke buzëqeshur teksa përshëndeti besimtarët.
Spitali Gemeli është i njëjti institucion ku Papa iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë në korrik 2021 dhe u shtrua në spital për 10 ditë.