Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Probleme me shëndetin, Emiljano Shullazi niset drejt QSUT-së

Shkruar nga Newsbomb
Probleme me shëndetin, Emiljano Shullazi niset drejt QSUT-së

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ditën e sotme pritet që të bëjnë lëvizjen e të dënuarit Emiljano Shullazi.

Burime për mediat bëjnë me dije se Shullazi do të dërgohet drejt QSUT për disa kontrolle mjekësore.

Shullazi njihet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale dhe akuzohet për disa vepra penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal” si edhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Emiljano Shullazin për “përvetësim pasurie”, “kërcënim”, dhe “grup të strukturuar kriminal” .

Në ditët e para të dhjetorit 2021 Gjykata e Posaçme e Apelit dha 55 vite burg për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Pesë anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit janë dënuar me 55 vite burg për disa vepra penale, si “grup kriminal”, “përvetësim pasurie”, “kërcënim”, etj.

Gjykata shpalli fajtor Emiljano Shullazin dhe e dënoi me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet secili dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll