Shkarkohet nga detyra Prokurori i Tiranës Bajram Breçani.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) gjeti probleme në dy kritere, pasurinë dhe profesionalizimin.
Breçani gjithashtu nuk ka mundur që të justifikojë të ardhurat dhe një dosje me një të akuzuar për vrasje të cilit i ishte pushuar akuza.
Prokurori i Tiranës, Bajram Breçani u përball të enjten më 1 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative të konstatuara në hetimin pasuror, si dhe për gjetjet në kriterin profesional.
Kujtojmë se Breçani e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2000. Ai është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2013 si prokuror në Prokurorinë e Krujës. Një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit ku ka shërbyer deri në vitin 2016, kur u caktua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.