Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Kol Hysenaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra prokurorin, Kol Hysenaj.

KPK konstaton se nga riçelja e hetimit për prokurorin Hysenaj, janë konstatuar sërish probleme për kriterin e pasurisë, ndërkohë që ndaj tij ishin depozituar edhe 5 denoncime të reja nga publiku. 

Seanca ndaj Hysenaj, u kryesua nga Pamela Qirko, me anëtarë Olsi Komicin dhe relatore Firdes Shuli.

Kol Hysenaj, tha se kishte filluar punë në vitin 1993 si hetues, ndërsa është pjesë e prokurorisë që në vitin 1997 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokuroritë e Lushnjes, Kavajës, Korçës dhe Tiranës.

Kursimet e padeklaruara

Relatorja Firdes Shuli vuri në dukje se Hysenaj kishte dështuar të plotësonte siç kërkohej prej ligjit deklarimin e pasurisë. Hysenaj nuk kishte deklaruar asnjëherë kursime dhe as gjendjen cash edhe pse rezultonte që kishte tërhequr nga banka shuma të konsiderueshme.

Mosdeklarimi i kursimeve dhe gjendjes cash të krijuar nga transaksionet e vinte Hysenajn sipas relatimit në pozitë të vështirë për të justifikuar burimin e ligjshëm të pasurisë. Ai nuk justifikonte rreth 13.6 milion lekë dhe maksimalisht një shumë prej 26 milion lekësh.

Në fjalën e tij Hysenaj këmbënguli se deklarimi i bërë para ILDKPKI – që ai tha se ishin shumat e kursimeve siç i mbante mend, ishte më i saktë, po edhe se ai i ekspertit i ishte afruar. Ai këmbënguli që deri në vitin 2011 kur kishte blerë për 11 milion lekë një tokë në Bërxullë të Tiranës, kishte pasur kursime 9.4 milion lekë, ndërsa nga ky vit, duke shtuar të ardhurat nga shitja e një pasurie po tokë në Fikas për 135 mijë USD dhe një makine prej 22 mijë eurosh, kishte pasur kursime që shkonin në 18 milion lekë.

Por sipas relatores nga këto deklarime kishte qenë e pamundur të arrihej një përllogaritje e kursimeve, për shkak se edhe shuma 135 mijë USD deklarohet edhe si e përdorur për shpenzime ndër vite edhe më pas për blerjen e dy pasurive në Korçë në vitin 2016.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img