Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Alberto Spiro

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Alberto Spiro.

Nga relatimi i Etleda Çiftjes, pjesë e trupës së kryesuar nga Brunilda Bekteshi dhe me anëtare Pamela Qirko, u tha se Spiro kishte probleme me kriterin e pasurisë.

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

Në qershor të këtij viti, Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt –një person me precedentë të mëparshëm penale. Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.

Problemet e apartametit të shitur

Relatorja Çiftja vuri në dukje gjatë relatimit se KPK e cilësonte problem faktin që kontratat e lidhura për shtëpinë në Gjirokastër ishin me çmime të ndryshme. Relatorja tha se çmimi në kontratën e kaparit, që në fakt justifikonte blerjen e një apartamenti me një çmim të ngjashëm në Vlorë në të njëjtën kohë, ishte ulur me gati 2 milionë në kontratën e shit-blerjes.

Relatorja po ashtu ngriti dyshime edhe mbi mënyrën se si ishte përfituar apartamenti në Gjirokastër në vitin 1998 dhe burimet e ligjshme për ndërtimin e tij në shumën 26 mijë dollarë.

Duke iu referuar si çmim atij në kontratën e shitjes, Çiftja vuri në dukje se kjo e nxirrte gjyqtarin me diferencë negative prej gati 1.9 milionë lekësh në blerjen e një apartamenti në Vlorë për 6.5 milionë lekë në vitin 2008.

Huaja 50 mijë euro

Nga relatimi doli se veç apartamentit në Vlorë, Spiro kishte blerë një apartament në Tiranë, që siç tha ai, ishte përdorur nga fëmijët gjatë kohës së studimeve. Çiftja tha se si burim për apartamentin e blerë në kryeqytet ishte një hua nga një i afërm, kumbara e vajzës, në shumën 50 mijë euro.

KPK vuri në dukje se nga hetimi rezultonte që huadhënësi kishte pasur të ardhura të mjaftueshme, por se në momentin e dhënies së huasë në llogaritë bankare të huadhënësit nuk kishte asnjë gjurmë transaksioni dhe arka e kompanisë së tij mbante vetëm sasi të vogla cash. Po ashtu sipas KPK-së nuk kishte gjurmë dokumentare të dhënies së huasë dhe as të kthimit të saj. Hetimi administrativ po ashtu tha se huadhënësi kishte bërë investime në të njëjtën kohë në vlera të mëdha, që ngrinin dyshime për mundësitë e dhënies së huasë në atë moment.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img