Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Desart Avdulajn

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Desart Avdulajn.

Trupa gjyqësore që ka kryer procesin e tij të vetingut përbëhet nga Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine.

Mësohet se Avdulaj është shkarkuat pasi nuk ka arritur të justifikojë pasurinë.

Pasuria e gjyqtari

Përfundimi i kontratës së shtijes për blerje apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 169.8 metër katror, në shumën 101 880 euro.

Shitje autovetura gjahu “Mitsubishi”, prodhim anglez viti 1999 në shumën 200 000 lekë.

Shtuar kursimet e ruajtura në shtëpi 1 200 000 lekë

Shpenzime që lidhen ma kalimin e pronësisë së shtëpisë në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 234 736 lekë.

Gjendja në llogarinë e pagës në shumën 42 321 lekë.

Hua e marrë në shumën 20 000 euro për blerje apartamenti në datën 21.04.2015, me afat 10 vjeçar, personit J.A

Hua e marrë në shumën 20 000 euro për blerje apartamenti në datën 2.07.2015 nga personi A.K, me afat 10 vjeçar.

Hua e marrë në shumën 10 000 euro për blerje apartamenti në datën 08.09.2015 nga K.A, me afat 10 vjeçar.

Hua e marrë në shumën 15 000 pound për blerje apartamenti  në datën 26.20.2015, personit GJ.A, me afat 10 vjeçar.

Të ardhura nga paga si pedagoge e bashkëshortes në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër në shumën 832 512 lekë.

Debi overdrafti në llogarinë e pagës së bashkëshortes, për të cilën ka paguar 23 286 lekë, ndërsa ka pa paguar edhe 128 336 lekë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img