Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Lindita Sinanaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Lindita Sinanaj.

Bëhet me dije se Sinanaj është pezulluar nga detyra pasi KPK konstatoi probleme me burimet e pasurisë.

Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Suela Zhegu.

Lindita Sinanaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Prej vitit 2013, Sinanaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Lindita Sinanaj deklaronte pasuri me vlerë 4.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është 3-fishuar, duke kapur vlerën e 15.2 milionë lekëve.

Sinanaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.4 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 4.8 milionë lekë, një automjet me vlerë 664 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 300 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 35.4 milionë lekë, nga të cilat 43% kanë si burim pagën e subjektit si gjyqtare dhe gati 38% pagat e familjarëve. Rreth 17% e të ardhurave kanë si burim fitimin nga shitja e pasurisë së patundshme dhe 1% burojnë nga mësimdhënia.

Më shumë

spot_img
spot_img