Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Probleme me pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Ardian Ylli

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit të Vlorës, Ardian Ylli.

KPK shkarkoi nga detyra në korrik 2019 drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës Ardian Ylli, pas problemeve që iu gjetën në kriterin e pasurisë.

Njoftimi i KPA

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz  relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.56/2019, datë 07.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.07.2021.

Më shumë

spot_img