Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Probleme me pasurinë dhe figurën, Vettingu rrëzon raportet negative për gjyqtaren e Vlorës: Janë të pabazuara

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8c7c669e28bd4871202ca4524a62156e

Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Iliba Bezati kishte raporte negative për pasurinë dhe figurën nga dy institucionet ndihmëse të procesit të vetingut, të cilat u rrëzuan në shumicën e tyre si të pabazuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Dy raporte negative nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar u përmbysën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mërkurën, gjatë seancës dëgjimore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Vlorës, Iliba Bezati.

Sipas ILDKPKI, Bezati kishte bërë deklarim të pasaktë, nuk kishte burime të ligjshme të pasurisë, kishte fshehje pasurie, kishte bërë deklarim të rremë dhe bashkëshorti ishte në kushte të konfliktit të interesit. KPK rrëzoi gjatë relatimit pjesën dërrmuese të këtyre gjetjeve, ndërsa vuri në dukje vetëm pasaktësi në deklarimet vjetore, bilance negative prej rreth 600 mijë lekësh dhe mosdeklarimin e një trualli të trashëguar nga bashkëshorti.

Ndërkohë, raporti i dytë i DSIK-së, sipas të cilit Bezati ishte e papërshtatshme, u rrëzua nga KPK që në seancë dëgjimore. “Nuk rezultuan fakte apo rrethana që të mbështesin konkluzionet  e DSIK,’ tha në seancë relatori Lulzim Hamitaj.

Bezati vetë tha se dakordësohej me “pjesën dërrmuese” të gjetjeve të Komisionit dhe kërkoi mirëkuptim për pasaktësitë në deklarime në vitet e para, duke pretenduar mungesë informacioni mbi mënyrën se si këto deklarime duhej të plotësoheshin.

Iliba Bezati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Vlorës deri në vitin 2005. Ajo punon si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Vlorës prej 15 vitesh.

Bezati iu nënshtrua hetimit në të tre kriteret nga një trupë e kryesuar nga Olsi Komici, me relator Luzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi. /BIRN

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img