Hapësire reklamuese

Aktualitet

Problematikët e shndërruar në banditë, kush ishin grupet e para të Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Problematikët e shndërruar në banditë, kush ishin grupet e

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur lidhur me grupet kriminale të cilat operonin në Tiranë, përgjatë viteve 1990-1996.

Për Top Channel, Karamuço ka treguar se djemtë e rinj me karakter problematik, nisën të organizoheshin në grupe të identifikuar sipas lagjeve. Kështu, kishim djemtë e rrugës Bardhyl, Djemtë e stacionit të Trenit, ata të Rrugës së Kavajës e shumë grupe të tjera të ndarë sipër lagjeve të kryeqytetit.

Ai tha se ata kishin ambicie të mëdha për lavdi dhe autoritet në zonat e tyre. Sipas ekspertit vetëm në grupet e Rrugës së Elbasanit nga vitit 1991 deri në 1996 janë vrarë 24 djem të rinj.

 “Nuk kanë qenë vetëm 2 banda të ashtuquajturat kjo e restorant Durrësit dhe e rrugës Bardhyl. Ka patur edhe shumë banda të tjera në Tiranë që pak është thënë. Ka pasur grupe shumë të fuqishme Rruga e Elbasanit, zona e Ali Demit, Rruga Bardhyl, ish restorant Durrsi, Tirana e Re, Selita, Kombinati dhe kemi Babrrunë të gjitha këto kishin grupet e tyre. Grupe të cilat ishin në një territor të caktuar me background-in e tyre kriminal.

Vetëm në grupet e Rrugës së Elbasanit nga viti 1991-1996 ne kemi 24 persona, djem të rinj të vrarë. Vriteshin për një motor, për një biçikletë, për një lojë për një borxh për ngacmim të një vajze”, tha Karamuço.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese