Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Problem me mbiemrin, KQZ nuk regjistron Grida Dumën si kandidate

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

93429c17e4b38dbc8a8e5136bf2fe45f

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka regjistuar sot Grida Dumën si kandidate të PD-së për bashkinë e Durrësit, për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. KQZ ka kthyer për plotësim dokumentin e regjistrimit të Grida Dumës, për shkak të debateve të zhvilluara në mbledhje në lidhje me mbiemrin e kandidates.

Në dokument kandidatja demokrate kërkonte të regjistrohej si Grida Duma-Shqina, e për këtë arsye KQZ ka kthyer për plotësim dokumentin. Anëtarë të KQZ duke iu referuar Kodit të Familjes janë shprehur se Grida Duma duhet të regjistrohet me mbiemrin që është regjistruar pas martesës, pasi ligji parashikon se bashkëshortët kur lidhin martesë duhet të vendosin nëse do të mbajnë mbiemrin e ndonjërit prej tyre, apo të vetin.

Sot KQZ ka regjistuar Halim Kosovën si kandidatin zyrtar të PD-së për Bashkinë e Tiranës.

Më shumë

spot_img
spot_img