Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

“Pro bashkimit Shqipëri-Kosovë”, Vuçiç reagon pas deklaratave të Ramës: Jam i shqetësuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takua sot në Beograd me presidentin slloven Borut Pahor.

Në një konferencë të përbashkët që kanë mbajtur për shtyp, Vuçiç u pyet në lidhje me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh se është pro Shqipërisë së Madhe, Vuçiç u përgjigj se zgjidhja ishte vetëm Bashkimi Europian.

Vuçiç tha se nëse do të përmendej formimi i Serbisë së madhe, BE-ja do të reagonte menjëherë, ndërsa shtoi se deklaratat për ndryshimin e kufijve rrezikojnë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Deklaratat për ndryshimin e kufijve rrezikojnë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. E kam thënë shumë herë se kjo e thellon shqetësimin tim. Gjithçka që kemi parë vitet e fundit duhet të shqetësojë të gjithë ata që janë të interesuar për paqen. Përgjigja e vetme për rritjen e nacionalizmit është zgjerimi i BE-së”, tha Vuçiç.

Kryeminstri Edi Rama dy ditë më parë në mbledhjen e dy qeverive tha se Bashkimi i Shqipërisë së Kosovës do të ndodhte, por megjithatë nuk dha një datë se kur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img