Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Privatizimi i kompleksit “Partizani”/ Caktohet seanca për Jamarbër Malltezin

Shkruar nga Newsbomb
Privatizimi i kompleksit “Partizani”/ Caktohet seanca për

Seanca gjyqsore për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin dhe biznesmenin Fatmir Bektashi, do të mbahet ditën e nesërme, të hënën.

Burime për mediat bëjnë me dije se seanca pritet të zhvillohet rreth orës 13:30.  Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen edjeshme në aeroportin e “Rinasit”, pasi akuzohet për privatsimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Mbi të rëndojnë akuzat e “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhen me privatizimin e ish klubit sportiv partizani.

Ndërkohë,  SPAK ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për biznesmenin Fatmir Bektashi, i cili ka shfrytëzuar territoret sportive për të ndërtuar dhe i ka siguruar Malltezit dhënien e përfitimeve të paligjshme në vlerën 5.4 mln euro duke  duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

“Detyrim paraqitje” u vendos edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë datë për seancën ndaj tij.

Hetimet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisën pas një kallëzimi penal të bërë në vitin 2020, nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.

Në atë tokë, kur dikur ndodhej Klubi sportiv “Partizani”  sot janë ndërtuar dhe vijojnë të ndërtohen ende dhjetëra kulla, teksa Jamarber Malltezi është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve, duke korrur miliona.

LEXO EDHE: Berisha i pandehur, si iu dha “drita jeshile” privatizimit të kompleksit Partizani

Më herët SPAK dha informacione në lidhje me akuzat zyrtare ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi si dhe për Fatmir Bektashi, të cilët akuzohen për aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Sipas SPAK, nga Berisha është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi.

Nga ana e Berishës, në cilësinë e tij si Kryeministër, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

Po ashtu Berisha si kryeministër ka kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe bashkëshorti i vajzës së tij.

Nga ana e shtetasit Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të Malltezit, bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore

“Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro”, thuhej në njoftim ndër të tjera.

Ndërsa, shtetasi Jamarbër Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale tëKorrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Sali Berisha. Po ashtu Malltezi akuzohet për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë, shtetasi Fatmir Bektashi akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Malltezin  për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh. Nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar shtetasit Jamarbër Malltezi, dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese