Hapësire reklamuese

Politikë

Privatizimi i Kompleksit Partizani, Balla padit në SPAK Sali Berishën, Arben Imamin dhe Jamarbër Malltezin

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla - Jamarber Malltezi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka paditur në SPAK ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imamin dhe Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës.

Kjo padi është bërë për privatizimin e “Kompleksit Partizani”, të denoncuar edhe 8 vite më parë nga Partia Socialiste si një aferë korruptive e qeverisë Berisha.

Sipas padisë së Ballës, përfituesi direkt i kësaj prone është Jamarbër Malltezi, së bashku me drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese.

Balla ka shpjeguar pse kjo padi bëhet pikërisht tani dhe nuk është bërë më parë.

“Fjala e dhënë nuk shkelet kurrë dhe qytetarëve shqiptarë qytetarëve të Tiranës prej vitit 2012 i kishim premtuar që çështjen e transferimit tek disa ish pronarë të cilët sipas vlerësimeve tona kanë problematika të lidhura me ligjin dhe falsifikimin e dokumentave zyrtare dhe përfshirjen e familjes Berisha të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi por të elementëve të shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të paligjshëm si vepra penale prej vitit 2012 e kemi ndjekur këtë çështje por këtë moment janë vërtetuar  të gjitha dyshimet tona sa kohë në një kompleks prej 17 kullash rezulton tashmë të jetë pronar i më shumë se 35% të vlerës të kësaj prone Jamarbër Malltezi tashmë i vërtetuar me shkresa e  dokumente zyrtare ne Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS për Top Channel.

Në kallëzimin e dërguar nga Ballan ë SPAK thuhet:

“Gjatë kohës që vijon procedura e privatizimit nga organet publike Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave, konstatohet se i kallëzuari Jamarbër Malltezi jo vetëm që bëhet përfaqësues  ligjor për të gjithë ish pronarët pronarët, por bëhet edhe garantues i marrëdhënies finale të përfitimit të të gjithë sipërfaqes si dhe të qëllimit të  realizimit të veprës.  Fakt i cili provohet me detyrimin e të gjithë ish pronarëve që ti japin këtij të fundit jo më pak se 5% të vlerës së kthyer duke provuar kështu garancinë 100% që Jamarbër Malltezi ka për përfitimin e kësaj sipërfaqe”.

Sipas Ballës, një pronë rreth 10 mijë metër katror në qendër të Tiranës në vitin 2008 është privatizuar për 100 mijë dollarë, ndërkohë që janë ndërtuar 17 kulla me një vlerë prej 21 milionë euro.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll