Kryeministrja polake Beata Szydlo sot ka firmosur dorëheqjen, vetëm disa orë pas një mocioni mosbesimi të opozitës.
Ajo do të zëvendësohet nga Ministri i Financave Mateusz Morawiecki.
BBC thotë se kishte pasur rritje të spekulimeve se lideri i partisë Jaroslaw Kaczynski donte të zëvendësonte Zonja Szydlo, por në fund është vendosur për Mateusz Moraëiecki.
Dorëheqja e Szydlo u njoftua disa orë pasi një mocioni të opozitës ku u mposht me shumicë dërrmuese në parlament.
Vetëm dy ditë më parë Beata Szydlo priti në një vizitë në Varshavë kryeministrin shqiptar Edi Rama në ceremoni zyrtare.