Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Pritet të jepen masat, asnjë nga 28 të arrestuarit e “Shpirtit” nuk pranon akuzat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota, i arrestuar në kuadër të operacionit masiv “Shpirti”, është i fundit në radhë që mohon akuzat e ngritura mbi të.

Sota ka deklaruar se s’njeh asnjë prej të arrestuarve, as Donjol Drollin, i cili rezulton se paguante një shtëpi me qira në Itali, ku qëndronte vetë prokurori me familjen.

Gjatë seancës së sotme, ku pritet të jepen masat për 28 të arrestuarit, Sota ka kërkuar hetime të thelluara.

Por SPAK thotë se ka mjaftueshëm prova kundër tyre, ndër to edhe dëshmitë e katër të penduarve.

“Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Donial Drolli, dhe veprimet hetimore të kryera, rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar, shtetasi Ilirjan Duçellari/Zaimi (Lani) kishte lidhje edhe me prokurorin Maksim Sota, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Shtetasi Ilirjan Duçellari/Zaimi  ju kishte siguruar një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen Shusha. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Donial Drolli, ka deklaruar se prokurori Maksim Sota kishte dijeni se shtetasi Ilirjan Duçellari/Zaimi ushtronte aktivitetet kriminal në fushën e narkotikëve”, thuhet në dosje.

Një ditë më parë ishte Paul (Agustin) Deda ai që mohoi akuzat duke deklaruar në media:

“Unë nuk ndodhem në Shqipëri prej 3 vitesh. Jam i shokuar nga akuzat, që SPAK ka ngritur ndaj meje. Unë jam një familjar i rregullt dhe do të kthehem për t’u përballur me drejtësinë”.

Po ashtu Jordi Bedinaj, i cili është aktualisht duke vuajtur dënimin me 14 vite burg, ka reaguar duke thënë se nuk është një prej katër të penduarve, siç emri i tij është përmendur në media.

Lista me 28 të arrestuarit:

1-Aleks Memaj

2-Jovan Memaj

3-Aleksandër Neço

4-Shkëlzen Kamberi

5-Benard Tahiraj

6-Marenglen Çaçi

7-Erind Hysomemaj

8-Klajdi Ademi (Hysomemaj)

9-Toni (Elton) Kushi

10-Erion Hoxhara

11-Çezar Gjomemo

12-Saimir Kurti,Drejtor i zyrës së Punës në Bashkinë Kavajë

13-Malton Lleshi

14-Shkëlzen Daci

15-Eltjon Bregasi

16-Paul (Agustin) Deda

17-Hekuran Marku

18-Hamid Seferi

19-Leonidha Sejdiaj

20-Ilir Gaga

21-Luan Zylyftari

22-Geri Zylyftari

23-Erlind Zylyftari

24-Artan Zylyftari

25-Artur Krasniqi

26-Ilirjan Balla, shef i Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

27-Maksim Sota, prokuror i Vlorës, në “arrrest shtëpie”

28-Festim Lelaj, ish-efektv i policisë i dënuar për trafik droge

Më shumë

spot_img
spot_img