Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Pritet burgosja e Llallës, flet avokati i tij: Vendim i padrejtë! Nuk e di se ku ndodhet, mund të jetë edhe në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

GJKKO vendosi të lë në fuqi vendimin e dënimit me dy vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Tashmë pritet që ish-zyrtari i lartë i organit të akuzës të arrestohet për vuajtjen e dënimit. Por Llalla nuk ishte i pranishëm në këtë seancë apo edhe disa seanca të mëparshme.

Sipas avokatit, Llalla vuan nga një sëmundje dhe ndodhet në regjim spitalor, mendohet jashtë shtetit. Edhe avokati i tij, pas përfundimit të seancës tha se nuk ka dijeni për vendndodhjen e Llallës.

Avokati kundërshtoi vendimin duke e quajtur të padrejtë pasi gjykata s’ka konsideruar pretendimet e palës mbrojtëse.

“Jemi me gjykim të padrejtë. Di që është në spital. Gjykata edhe e shkallës së parë edhe e Apelit, ka bërë copy-paste vendimin pa marrë parasysh asnjë detaj të mbrojtjes. Do ta çojmë në Gjykatën e Lartë. Nuk e di ku ndodhet, mund të jetë edhe në Shqipëri. Gjykata nuk ka konsideruar pretendimet tona, që do të thotë të dënohesh për një vepër penale që nuk e ke kryer, për një deklarim që e ke kryer”, u shpreh avokati i Llallës, Sokol Azizi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img