Hapësire reklamuese

Politikë

Priten zhvillime të mëdha, Rama në konferencë për shtyp me ambasadorin e BE

Shkruar nga Newsbomb

Kryeminstri Edi Rama ka reaguar pak momente më parë për raportin e Komisionit Europian, i cili rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Twitter, Rama bën me dije se në orën 15:00 do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE Luigi Soreca.

Gjithashtu kryeministri deklaron se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë procesin e integrimit europian.

‘Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE’, shkruan kryeministri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu