Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Priten tensione për ‘karrigen’ në Përrenjas, kryebashkiakja e LSI nuk pranon të lirojë zyrën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndonëse ditën e sotme është betuar kryebashkiaku socialist Nuri Belba për bashkinë e Përrenjasit, kryebashkiakja në ikje ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën.

Në një deklaratë për mediat, Miranda Rira tha se nuk do ta lirojë zyrën, pasi është në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta.

“Nuk e liroj zyrën jam në shërbim të qytetarëve. Jam në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës. Zgjedhjet lokale të 2019 do mbahen 13 tetor. Çdo tentativë për të dhunuar institucionin do ndiqet penalisht. Votimet e 30 qershorit të paligjshme. Në 30 qershor u bënë votime moniste të Rilindjes dhe qytetarët nuk kishin alternativë. Kandidati hajdut i Rilindjes dhe këshilli monist morën vetëm 8% të votuesve. Kam marrë edhe mbështetjen e sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari për këtë vendim”, është shprehur Rira.

Duket se kjo do sjellë përplasje, pasi kryebashkiakja e LSI do të bëjë revoltë.

Më shumë


spot_img









spot_img