Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Priten reshje me intensitet të lartë”, Peleshi: Janë angazhuar tri ekipe të FA

Shkruar nga Newsbomb
“Priten reshje me intensitet të lartë”, Peleshi: Janë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se tashmë është përmiresuar ndjeshëm situata e krijuar si pasojë e reshjeve të dendura në të gjithë vendin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri shkuan se në të gjithë territorin e vendit gjendja paraqitet më e mirë, teksa strukturat e emergjencave civile vijojnë punën në terren për eliminimin e çdo pasoje.

Ai thekson se tri ekipe nga Forcat e Armatosura janë angazhuar në ndihmë të punonjësve të bashkisë së Tiranës, ku situata është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa vëmendje e shtuar është në qarqet Dibër e Shkodër, ku po punohet për pastrimin e disa akseve.

Ndërkohë sipas parashikimeve nga IGJEO, gjatë natës priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit, ku në një pjesë të madhe të tij reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese