Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Priten “fijet” e krimit edhe në Gjirokastër dhe Dibër, policia çmonton kamerat, e pësojnë dy shtetas

Lajme të ngjashëm

Aksioni për çmontimin e kamerave të paligjshme është shtrirë në të gjithë vendin.

Pas aksioneve në Shkodër, Vlorë dhe Durrës, policia bën me dije se janë hequr tre kamera në qarkun e Gjirokastrës dhe Dibrës.

Në kuadër të këtij operacioni mësohet se janë vënë në hetim dy persona. Ndërkohë, policia thekson se operacion policor i koduar “Fijet” do të vijojë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Vijon plani operacional i koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

Në fazën e gjashtë dhe të shtatë, operacioni po vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim 2 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Gjatë kontrolleve, Policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K.

Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, Policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D.

Operacioni policor i koduar “Fijet” vijon.

Më shumë