Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pritën bashkë afganët në Rinas, Kim: Jemi krenarë që i quajmë miq shqiptarët; Xhaçka: Do strehojmë 4,000 civilë, përkohësisht

Shkruar nga Newsbomb
Pritën bashkë afganët në Rinas, Kim: Jemi krenarë

Ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja Olta Xhaçka kanë pritur bashkë në orët e para të mëngjesit civilët afganë që mbërritën në aeroportin e Rinasit. 121 gra, burra dhe fëmijë u ulën në orën 03.15 në tokën shqiptarë dhe do të qëndrojnë përkohësisht.

Kim përmes një reagimi në Tëitter, falenderon Shqipërinë për mikpritjen dhe thotë se Amerika është krenare që e quan vendin tonë aleat.

"Ministrja Olta Xhaçka dhe unë mirëpritëm grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe. Ne jemi krenarë t'ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit", shkruam Yuri Kim.

Ndërkohë, ministrja Xhaçka bëri me dije se janë 4,000 civilë afganë që do të vijnë përkohësisht në Shqipëri. Grupi i parë është strehuar në një hotel në Durrës, ndërsa të tjerët do të qëndojnë në konviktet e Qytet Studentit derisa të çlirohen hotelet e tjra, për shkak të sezonit.

"Shqipëria ka pranuar të strehojë rreth 4000 afganë përkohësisht, teksa përpunohen aplikimet e tyre për të emigruar për në Shtetet e Bashkuara. Kemi bërë gjithçka, që t’i mirëpresim e t’u ofrojmë kushte sa më të mira e sa më dinjitoze jetese. Grupi që ka zbritur sot, që është grupi i parë, do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës.

Ndërkohë që teksa presim që të kalojë piku i sezonit e të çlirohen kapacitetet e strukturave hoteliere për pjesën tjetër, afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e QS. Ne kemi marrë masa për gjithçka, për përpunimin e dokumentacionit e regjistrimin, për kontrollet e kujdesin shëndetësor, për paketat higjienike, për ushqimin, transportin e padyshim edhe sigurinë", tha Xhaçka.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.