Gjykata e Sarandës ka dhënë sot masën e sigurisë për Ermal Fataj, autorin e dyshuar për vrasjen e 15-vjeçares ruse Kseniya Ryok në Ksamil.
Gjykata ka vendosur të zgjasë masën e sigurisë për autorin, duke e lënë dhe 30 ditë të tjera të dyshuarin në burg.
Më herët 41-vjeçari kishte marrë masën e parë të sigurisë me 45 ditë burg.
Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes pasi në helikën e skafit ku ai lundronte janë gjetur fije floku të cilët dyshohet se i përkasin 15- vjeçares, e cila po notonte pranë mjetit lundrues.