Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pritë 39 vjeçarit në rrugë, plumbat e kapin në këmbë

Shkruar nga Newsbomb

Rreth  orës 15.00, policia në Dibër është njoftuar nga  urgjenca  e spitalit rajonal Peshkopi se ka ardhur i plagosur me armë zjarri në pulpën  kembës  së djathtë  jashtë rrezikut për jetën shtetasi A. L, rreth 39 vjeç, banues në fshatin Kacni,  përgjegjës i rojeve të sigurisë  në HC Selishtë.

Nga deklarimi paraprak i të dëmtuarit rezulton se në një rrugë të  fshatit Kacni është qëlluar njëherë me armë zjarri por personin që e ka qëlluar  nuk e ka parë.

Grupi hetimor është nisur për në vendngjarje ndërsa nuk dihet ende dinamika e vërtete e ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.