Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle teksa prisnin të udhëtonin drejt Britanisë së Madhe.
Policia spanjolle bën me dije se shqiptarët janë ndaluar në disa hotele në qendër të Palma, Majorca në të njëjtën kohë kur nga Shqipëria kishte mbërritur një pako me dokumente false për në Britani.
Policia thotë se kishte dijeni për dokumentet e falsifikuara, ndaj ngriti një pikë survejimi pranë hotelit, për të monitoruar mbërritjen e pakos. Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe kalim të paligjshëm.