Hapësire reklamuese

Politikë

"Prisni të ndodhë më e keqja", hakerat paralajmërojnë Kuvendin: Kemi të dhënat tuaja!

Shkruar nga Newsbomb
"Prisni të ndodhë më e keqja", hakerat

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë këtë të martë me një deklaratë zyrtare, pas sulmit të hakerave të grupit iranian "Drejtësi për Atdheun", (njohur si Homeland Justice) dhe bëri me dije se sulmi ka tentuar të fshijë të dhënat por është ndaluar.

"Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit. Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë", thuhet në deklaratë.

Mirëpo, nisur nga ky reagim grupi i hakerave ka reaguar përsëri në "Telegram" dhe ka ndarë një video, sipas së cilës janë 24 TeraByte të dhëna të vjedhura nga serverat e Kuvendit të Shqipërisë.

"Ne duam të ndezim një zjarr! Parlamenti i Shqipërisë u hakerua. Faqja nuk është e disponueshme. Tani kemi të gjitha të dhënat e parlamentit. Identifikohu në server… Ne ju paralajmëruam! Sasia e të dhënave të mbledhura është e madhe. Prisni të ndodhë më e keqja", thuhet në njoftim.

"Ne kemi surpriza për ju; prisni për NE...", mbyllet reagimi i hakerave.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese