Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Prisni arrestimin e PESHQVE TË MËDHENJ? Arben Kraja i SPAK e thotë qartë: Dhe në Kroaci pritën 5-6 vite që të shkonin tek ato çështje (DEKLARATA)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e9de49cf20509b6c0fc9efd2d47c3721

Arben Kraja, kreu i SPAK në Shqipëri, në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha thotë se ky institucion i ri që heton krimin dhe korrupsionin në nivele të larta e ka modelin prej USKOK në Kroaci, që hetoi deri ish-kryeministrin e atij vendi, raporton neësbomb.al.

Por Arben Kraja, duke iu referuar atij institucioni homolog, thotë se edhe në Kroaci, është dashur shumë vite derisa u ngritën akuza ndaj personazheve të rëndësishëm, kjo nuk ndodhi menjëherë.

Madje, Arben Kraja, jep edhe një afat kohor sipas variatit kroat 5-6 vite. “Ju më kuptoni besoj” i drejtohet Kraja gazetares, raporton newsbomb.al.

“Këto struktura për ato janë ngritur. Dhe patjetër që do kenë rezultat. Po duhet të keni parasysh dicka, rezultati nuk është se dua unë të merrem me këtë person apo një tjetër, por duhet të vijë gradualisht, nëpërmjet provave, hetimeve që kërkojnë kohën e duhur dhe strukturat e duhura të specializuara.

Do keni një ngjashmëri me USKOK për arritjet që synoni?

Arben Kraja: USKOK është patjetër një nga strukturat më të suksesshme në rajon por ju duhet ta dini që edhe USKOK për të arritur aty ku ka arritur I është dashur të punojë 5 apo 6 vite. Besoj më kuptoni. Unë edhe disa herë të tjera e kam thënë që ajo që ne garantojmë është serioziteti dhe vendosmëria për ti shkuar gjërave deri në fund. Por nuk mund të bëhemi arbitrarë, nuk mund të bëhemi të kundraligjshëm sepse do ti bëjmë dëm më të madh sistemit. Duhet të jemi gjithmonë të bazuar në prova. Provat kërkojnë kohë të merren. Rezultati padiskutim kërkon kohë që të vijë. Pra duhet të jeni të përgatitur të gjithë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img