Hapësire reklamuese

Rajoni

Prishtina dhe Tirana dështojnë sërish, Serbia rikthen UNMIK-un

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër goditje për forcimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës është dhënë sot pasdite me rezolutën e miratuar në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Katër amendamente të propozuara nga Serbia që i janë bashkuar rezolutës kanë të bëjnë me veçimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi për bashkësinë e komunave serbe, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë si dhe kalimin e disa kompetencave te UNMIK në marrëdhenie me organizma të tilla si Interpol dhe Europol.

Shqipëria përfaqësohej në KiE nga deputetët Valentina Leskaj, Petrit Vasili, Namik Dokle dhe Oerd Bylykbashi, të cilët të mbështetur nga kryetari i delegacionit suedez, social-demokrati Jonas Gunnarson propozuan amendime kundër atyre të Serbisë, por që nuk arritën të siguronin votat e nevojshme.

Kjo është një tjetër humbje e Prishtinës dhe Tiranës përballë Beogradit vetëm në pak kohë. Disa muaj më parë Kosova dështoi të bëhej pjesë e organizatës së UNESCO, ku ishte diplomacia serbe ajo që triumfoi duke përsëritur suksesin edhe në Këshillin e Europës. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.