Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

Prishtina dhe Beogradi përplasen për “Trepçën”

Lajme të ngjashëm

“Porosia jonë për Isa Mustafën e Hashim Thaçin është kjo – mos prekni atë që është e jona”, kështu ka deklaruar sot Gjuriç përpara gazetarëve duke theksuar se Beogradi…

Vendimi i qeverisë së Kosovës për kalimin e ndërmarrjes së Trepçës në pronësi të qeverisë ka nxitur reagimin e Beogradit. Sot në kryeqytetin serb është zhvilluar një konferencë e udhëhequr nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç dhe me pjesëmarrjen e disa ministrave serbë por edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, zëvendës kryeministrin e Kosovës Branimir Stojanviç, ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç, dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Lubomir Mariç.  

“Porosia jonë për Isa Mustafën e Hashim Thaçin është kjo – mos prekni atë që është e jona”, kështu ka deklaruar sot Gjuriç përpara gazetarëve duke theksuar se Beogradi është i interesuar gjithmonë që të gjitha problemet të zgjidhen me dialog dhe pret që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë në këtë çështje.

Ai ka thënë se veprime të tilla të njëanshme të Prishtinës mund të ndikojnë në përkeqësim të asaj që është arritur deri më tani në Bruksel dhe të dërgojë mesazhin se pas dy vjet bisedimesh, nuk jemi aspak afër asaj që e dëshirojmë – stabilitetin dhe sigurinë.

Ndërsa ministri serb i Ekonomisë, Zhelko Sertiç ka shkuar më larg kur ka thënë se Serbia do të nisë procesin e privatizimit të Trepçës nëse Kosova nuk tërhiqet nga vendimi i saj.

Ndërkohë që në të njëjtën linjë kanë qenë edhe ministrant serbë në qeverinë e Kosovës, të cilët kanë kërcënuar se do të largohen nga koalicioni dhe do të ndërpresin çdo kontakt me Prishtinën nëse ky vendim nuk anullohet.

Më shumë