Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Prishja e shtëpisë-muze të Luigj Gurakuqit, historiani: Nji qytet që e lejon këtë, gjithçka mund të jetë, përveçse vatër kulture

Shkruar nga Newsbomb

Prishja e shtëpisë-muze të një nga figurave kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike, Luigj Gurakuqi është kundërshtuar me forcë nga historianë të ndryshëm.

Që prej vitit 2002, ky akt është quajtur si rrënimi i një monumenti dhe një goditje e rëndë për kulturën shqiptare. Historiani Ardian Ndreca ka sjellë në vëmendje veprën “Udhëheqës i shtëpisë-muze, Luigj Gurakuqi”, duke thënë se kjo vepër mbetet një akt-akuzë për të gjithë ata që më shumë rëndësi i kanë dhënë mitingjeve se sa kulturës.

“Ky udhëheqës apo guidë e shtëpisë muze të Luigj Gurakuqit, botue në 1000 kopje në Shkodër në vitin 1973, mbetë nji akt-akuzë për të gjitha ata merhuma që për nji çerek shekullit mâ fort e mâ i brente mendimi me çue sa andej-këtej turma ambulante për mitingje sesa për kulturën. Nji qytet që lejon që t’i shembet shtëpia tribunit të kombit, gjithçka mund të jetë, përveçse votër kulturet.”- shkruan historiani.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.