Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
23 °
Mër
22 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Prishja e pazareve të drogës jashtë Shqipërisë, Policia parandalon vrasjen e një personi në Tiranë: Sekuestrohen dy MINA, mijëra euro dhe disa armë (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Vrasja e një personi në Tiranë për shkak të prishjes së pazareve të drogës është parandaluar nga Policia e Shtetit. Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Lezhës dhe në pranga kanë rënë tre persona, dy të tjerë janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar disa armë zjarri, dy mina dhe mijëra euro.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Mataro”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Mark Lamkja, 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
  • Nikoll Marku, 62 vjeç dhe Marie Marku, 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve Edmir Vlashi, 31 vjeç dhe Hektor Ndoka, 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Nga Policia janë sekuestruar:

  • 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë;
  • 88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit;
  • 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak,
  • Kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë.

Nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit H. N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M.

Ndërsa shtetasi M. L., dhëndri i shtetasit N. M., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë  operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon intensivisht puna hetimore për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, kapjen e personave të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.


Më shumë