Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Prishja e objekteve në Velipojë, PD: Aksion i paligjshëm! Shembjet në mënyrë selektive, u kursyen ndërtimet e miqve të Ramës

Lajme të ngjashëm

Policia e shtetit dhe IKMT kanë nisur një aksion në Velipojë për mbrojtjen e vijës ujore dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në bregdet duke prishur disa objekte.

Lidhur me këtë aksion ka reaguar PD në Shkodër e cila shprehet se shembjet janë bërë në kundërshtim të ligjit.

“Një aksion të paprecedent dhe në kundërshtim të hapur me ligjin për shembjen e disa objekteve në plazhin e Velipojës. Së pari,theksojmë që këto shembje janë bërë në kundërshtim me ligjin pasi nuk janë respektuar procedurat e njoftimit dhe aq më tepër,në një kohë kur këto subjekte kanë qënë edhe në procese gjyqësore.

Së dyti, shembjet janë bërë në mënyrë selektive,duke kursyer ndërtimet e miqve që i shërbejnë Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt për blerjen e votave”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e PD.

Deklarata e PD në Shkodër:

Të dashur qytetarë të Shkodrës,

Të gjithë jemi dëshmitarë se si Edi Rama,së bashku me bandën e tij ndërmorën një aksion të paprecedent dhe në kundërshtim të hapur me ligjin për shembjen e disa objekteve në plazhin e Velipojës.

Së pari,theksojmë që këto shembje janë bërë në kundërshtim me ligjin pasi nuk janë respektuar procedurat e njoftimit dhe aq më tepër,në një kohë kur këto subjekte kanë qënë edhe në procese gjyqësore.

Së dyti, shembjet janë bërë në mënyrë selektive,duke kursyer ndërtimet e miqve që i shërbejnë Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt për blerjen e votave.

Së treti, ky vendim i paprecedent vjen në kulmin e krizës në sektorin e turizmit,të krijuar nga keqmanaxhimi i situatës së pandemisë COVID-19,nga Edi Rama. Pikërisht në këtë periudhë krize vjen goditja tjetër nga Edi Rama dhe Gjeneral krimi duke lënë pa bukë plot 70 familje në Velipojë.

Partia Demokratike Dega Shkodër, bën publik dokumentin që vërteton shkeljet dhe siguron çdo qytetar që bie pre e padrejtësisë së bandës në pushtet,që jemi krah tyre dhe do ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për rivendosjen e drejtësisë.

103876090_642136673049769_8387899046136670464_o.jpg

103678409_642136713049765_3930192333923213230_o.jpg


Më shumë