Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Prishja e ndërtimeve pa leje në Ksamil, Ina Zhupa publikon denoncimin e qytetarit: Shembjet selektive janë një hakmarrje politike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Ina Zhupa ka reaguar për prishjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil, pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë.

Zhupa ka publikuar denoncimin e familjes Zogaj në Ksamil, të cilës sipas saj i kanë prishur pa asnjë njoftim kollonat e shtëpisë që i kanë ngritur që në vitin 2004 dhe që i kishin konform rregullave. 

Familjarët thonë se kjo ishte një formë hakmarrje, pasi kohë më parë ata kishin denoncuar në IKMT një ndërtim që u kishte bllokuar rrugën para shtëpisë, i cili i përkiste një familjari të një prej punonjësve të bashkisë Sarandë.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Prishjet selektive si hakmarrje politike për denoncimet që i kanë bërë hapur pushtetit në fushatën elektorale.

Ne 5 Prill në Ksamil kemi takuar Hidajet Zogaj dhe familjen e tij, të cilët kanë denoncuar me fakte sesi ishin ankuar ne bashki dhe IKMT për nje ndertim qe i zinte rrugen e shtepise dhe kishin hapur nje porte vellai nga vellai se nderkohe cdo gje ishte bllokuar. Ndertimi i denoncuar prej tyre qe bllokonte rrugen publike ishte bere nga familjar te atyre qe punonin ne bashki.

Pas zgjedhjeve nuk prishin ndertimin jashte cdo norme, cdo leje dhe cdo rregulli qe familjaret denoncuar por vjen hakmarrja ndaj tyre se pse kane treguar të vërteten dhe i dolen ne krah opozites.

Policia dhe IKMT shkon për t`ju shëmbur pa asnje njoftim dhe në kundërshtim me ligjin kollonat e shtepise qe datojne në vitin 2004 sipas te gjitha rregullave dhe qe nuk e perfunduan dot per mungese parash.

Eshte detyra jone qe mos ta ndalim betejen per keta qytetaret qe na besuan! Per shqiptaret qe duan ti vij fundi pandeshkueshmerise dhe klientelizmave te miqve dhe familjareve te pushtetit dhe te gezojne pronen dhe te drejtat e tyre sipas ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img