Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Prishja e ndërtimeve pa leje, Çuçi paralajmëron: Kemi një hartë të plotë, shembja e tyre është vetëm çështje ditësh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit dhe Policia e Shtetit prej disa ditësh vijojnë me prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare.

Me anë të një  postimi në rrjetet sociale ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se krahas shembjeve po bëhet edhe pastrimi i zonave nga inertet.

Ai ndër të tjera të tjera thotë se operacioni për prishjen e ndërtesave pa leje do të vijojë edhe në hapsirat e tjera, duke thënë se kanë hartën e plotë të objekteve pa leje.

“Operacioni Bregdeti Ynë – Krahas shembjes së ndërtimeve pa leje, IKMT po bën edhe pastrimin nga inertet që mbeten pas, për të mos krijuar asnjë pengesë për pushuesit apo bizneset e tjera të ligjshme në zonat bregdetare. S’ka kohë për pushim e as do të tërhiqemi nga vendosmëria për të çliruar bregdetin nga gjithfarë ndërtimesh e strukturash të ngritura pa leje. Mjetet e IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë në ditët në vazhdim operacionin edhe në zona të tjera bregdetare. Kemi një hartë të plotë ku janë evidentuar qartë të gjitha objektet. Shembja e tyre edhe çlirimi i hapësirave të zaptuara është vetëm çështje ditësh,” shkruan Çuçi në postimin e tij.

Më shumë

spot_img
spot_img