Hapësire reklamuese

Aktualitet

PRISHJA E GODINËS/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padi në Prokurori për tre zyrtarë të Institutit të Ndërtimit

Shkruar nga Newsbomb

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ngritur një padi në Prokurorinë e Tiranës për tre zyrtarë të Institutit të Ndërtimit.

AMT ka kallëzuar në prokurori për "Shpërdorim detyre", Artur Hasantare, Olsi Nunajn dhe arkitekten Elbarina Kola.

Pas vendimit të djeshëm të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, ku u mor vendimi për shembjen e teatrit dhe ndërtimin e një tteatri të ri, ky është hapi i radhës që ka marrë Aleanca, pasi kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.

Kujtojmë që mbrëmë në godinën e teatrit për t'iu bashkuar aktorëve që kundërshtojnë prishjen e tij ka shkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe disa nga zyrtarët e PD-së.

Ditën e sotme do të jetë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi që do t'i bashkangjitet Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Edhe Presidenca ka ngritur padi kundër prishjes së teatrit, me këshilltarin ligjor Bledar Dervishi që ka depozituar padinë ligjore.

"Nga vendimi i djeshëm i Bashkisë Tiranë, është bashkëlidhur një relacion nga një grup inxhinierësh i Inst ndërtimit

Kanë firmosur këtë akt duke iu referuar akt- konstatimit të 2018. Ka një përshkrim të gjendjes së objektit dhe është marrë për bazë ai dokument dhe mbi nazën e attij dokumenti këta kanë propozuar prishjen e këtij objekti. 3/5 e tyre nuk kanë qenë asnjëherë në godinë.

Nga ana teknike duhet të kishin ardhur ta kqyrnin minimalisht. Janë të futur rishtazi. Janë të vetëofruar për t'u përdorur.

Instituti i Ndërrtimit ka qenë nismëtari i gjithckaje. Erdhi momenti që këta inxhinierë duhet të përgjigjen para ligjit, sidomos në këtë periudhë po shkatërrohet kultura", ka thënë një nga antëret e Aleancës për mbrojtjen e teatrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll