Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Prishja e “GEGA-OIL”, Rama paralajmëron zyrtarët e Bashkisë Lushnjë: Kush ka firmosur për ndërtimin e karburantit do të shkojë në prokurori

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së zhvilluar sot me kryebashkiakët e vendit, ka bërë mjaft kritika për këta të fundit, lidhur me faktin se nuk pastronin qytetet që ata drejtonin duke i lënë të “notonin” në plehra.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë solli në vëmendje rastin e prishjes së karburantit në Lushnjë, për të cilin tha se leje të tilla nuk mund të jepeshin nga bashkitë, duke paralajmëruar se të gjithë personat që kanë firmosur do të shkojnë në prokurori.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Panorama është e qartë për të gjithë besoj, asgjë e re nuk u tha në sensin që nuk ka shqiptar që jeton në Shqipëri dhe vjen në Shqipëri që vjen këtu për të kaluar pushimet që nuk ngacmohet drejtpërdrejt nga këto pamje të cilave duhet t’u japim fund me patjetër. Nëse kthejmë kokën, ministrja solli të dhëna dhe fakte që bëjnë të qartë se kanë ndodhur zhvillime të rëndëisshme. Por populli nuk pyet si ke qenë dje por si je sot. Tani situata është në udhëkryq dhe nga ky udhëkryq do t dalim që tani. Vërtet ka situata që uan vite por ka dhe gjëra që duan vetëm vullnet.

Kemi bashki që mbulon qendrën, periferinë dhe zonën rurale. Për fat të keq kemi në disa zona të vendit depoziteime kriminale të plehrave që cdo ditë përdoren nga ju. Kemi pirgjet e plehrave lart e poshtë, të cilat jo çdo ditë pastrohen prej jush. Kemi rrugët kombëtare të cilat janë problem më vete për të cilët nuk mund të konsideroheni ju si përgjegjës pavarësisht se kur vjen puna për të dhënë leje të paligjshme për karburantet hyni tek rrugët kombëtare.

Nuk e di a e patë karburantin e prishur dje. Për atë do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjës. Sepse nuk kanë asnjë të drejtë të japin firma për rrugë kombëtare. Pa diskutuar më pas shkeljet që janë bërë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img