Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prishja e banesave në Himarë, nis protesta e banorëve kundër projektit të Bashkisë

Shkruar nga Newsbomb

Dhjetëra banorë të Himarës dhe zonave përreth kanë dalë sot në protestë në ambientet përpara Bashkisë së qytetit për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre.

Projekti qeveritar i firmosur nga kryebashkiaku Jorgo Goro parashikon prishjen e banesave të 19 familjeve në Spile të Himarës për t’i hapur rrugë planit të rregullimit për qendrën.

Protestës i janë bashkuar edhe anëtarë të shoqatave të Dukatit dhe Myzeqesë.

Për çështjen e prishjes së banesave reagoi dje edhe Athina zyrtare duke i kujtuar Shqipërisë anëtarësimin në Bashkimin Europian, respektimin e të drejtës së pronës dhe minoriteteve dhe anulimin e vendimit për shembjen e tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.