Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prishet Tregu Elektrik në Tiranë, tregtarët mbledhin mallrat në minutat e fundit

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme po bëhen përgatitjet e fundit për prishjen e Tregut Elektrik në Tiranë që ndodhet pranë rugës Petro Nini Luarasi në kryeqytet.

Në këtë treg shtrihen një varg i gjatë dyqanesh dhe duhet thënë se ka përmasa të konsiderueshme.

Në të ndodhen baraka, kontenierë, furgona të braktisur, teneqe, llamarina të valëzuara, copa kompensate dhe shtroje plasmasi me të cilat punojnë prej vitesh dhjetra tregëtarë dhe zanatçinj, shkruan newsbomb.

Bashkia i ka ndërprerë marrëdhëniet me tregtarët dhe ende nuk është bërë e ditur se kur do nisë prishja pasi aktualisht po bëhen përgatitjet për spostimin e mallrave dhe gjithçka që ekziston tek tregu.

Tregtarët kanë bërë peticion për mosprishjen e tregut një vit më parë ndërsa sot ka patur forca të shumta policie që u kanë kërkuar atyre të lirojnë hapësirat.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll